Reali i thotë “Jo” United për Bale-Varane

E publikuar: 03/06/2015 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reali i Madridit refuzon ofertën e parë të Manchester United për dyshen Bale-Varane. Djajtë e Kuq prej kohësh janë vënë në ndjekje të këtyre dy futbollistëve dhe vetëm pak ditë më parë i kanë paraqitur klubit spanjoll një ofertë prej 150 milionë Eurosh për të transferuar në Old Trafford, Gareth Bale dhe Raphael Varane, por Los Blancos u janë përgjigjur me një jo kategorike drejtuesve të United. Gjithsesi anglezët nuk kanë ndërmend të heqin dorë, dhe për të bindur Realin kanë një as nën mëngë pikërisht portierin David De Gea, i cili pëlqehet shumë nga drejtusit e klubit merengues.

Për të kënaqur dëshirat e trajnerit Louis Van Gaal, te Manchester United do të bëjnë cmos për të transferuar në ishull këtë dyshe, madje janë të gatshëm të përfshinë në marrëveshje edhe kartonin e De Geas. Gareth Bale është i preferuari i trajnerit holandez për sulmin ndërsa te Varane, Van Gaal shikon përforcimin ideal për mbrojtjen. Në ditët e ardhshme drejtuesit e Djajve të Kuq pritet t’i paraqesin një ofertë të re Realit për dy lojtarët në fjalë, dhe ajo mund të kapë shifrën e 110 milionë Eurove plus kartonin e portierit 24-vjecar. Me marrjen e drejtimit të Realit nga Rafa Benitez gjithcka mund të ndodhë dhe Los Blancos mund të pranojnë ofertën e United për t’i vënë në dizpozicion trajnerit spanjoll një shumë të majme në mënyrë që sjellë në skuadër lojtarët që dëshiron./ss/