Reali fitoi Botërorin me tripletën e Ronaldos

E publikuar: 18/12/2016 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tripletë për Cristiano Ronaldon dhe tripletë për Realin e Madridit. Kampionët e Europës fitojnë Botërorin e Klubeve pas finales drithëruese të Yokohamas ku “Los Blancos” vuajtën shumë për të thyer në kohën shtesë 4-2 Kashima Antlers. Vetëm Pele kishte arritur të shënonte tre gola me Santosin në një finale botërori dhe këtë herë portugezi merr për dore madrilenët, dukshëm në vështirësi pas dygolëshit të Shibasakit që i dhuroi përkohësisht epërsinë skuadrës vendase. Ndeshja nisi me ritmin e duhur për Realin që zhbllokoi menjëherë me Karim Benzema por kur gjërat dukej se do të merrnin një rrjedhë të natyrshme në favor të madrilenëve, Kashima kaloi në avantazh me dy gola të realizuar nga Shibasaki.

Reali i shokuar reagoi pas 6 minutave kur Vasquez u rrëzua në zonë dhe fioi një 11 metërsh që u transformua në gol nga Cristiano Ronaldo. Përpara mbylljes së 90 minutëshit, Kashima rrezikoi seriozisht disa herë ekipin e Zidane por Keylor Navas veshi dorezat e heroit. Në kohën shtesë sërish Ronaldo me dy gola të tjerë riktheu qetësinë dhe i dhuroi Realit të Madridit një trofe që kompleton vitin e suksesshëm 2016 me tre kupa dhe të pestin në Botërorin e Klubeve. Kjo ishte ndeshja e 37 pa humbje për madrilenët, ndërsa Zidane bëhet lojtari i katërt në histori që e fiton Botërorin si lojtar dhe trajner.