Reali e shet Ronaldon?

E publikuar: 25/05/2015 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkon Carlo Ancelotti për ta larguar nga Madridi edhe Cristiano Ronaldon. Duke se ky është plani i Florentino Perezit, i cili po e përgatit terrenin për shitjen e yllit portugez. Siç shkruan “sportmediaset.it”, përcjell Zëri, presidenti i Real Madridit e ka ndërmend ta lirojë CR7, mbi të gjitha për të inkasuar para të majme.

Pikërisht për këtë, ai ka vendosur të vendos kundër Ronaldos me shokë, për ta konfirmuar Ancelottin në bankinën e “Blancos” edhe për një sezon, shkruan Zëri.

Kjo duket të jetë një mënyrë për t’i prishur punët me futbollistin më të mirë në botë dhe për ta shitur për një ofertë të duhur.

Paris Saint-Germaini ka kohë që ka shprehur interesim për lojtarin dhe kjo mund të jetë mundësia e duhur për ta realizuar goditjen e madhe. /Zëri/