Reali dëshiron ta shes te Chelsea, uellsiani preferon kalimin te United

E publikuar: 19/02/2019 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi dëshiron ta shesë gjatë afatit kalimtar të verës Gareth Balen te skuadra e Chelseat.

Megjithatë, agjenti i uellsianit, Jonathan Barnett, do të preferonte që lojtari të përfundonte te Manchester United.

Kështu së paku thonë burimet e drejtorit kryesor të Okdiario Eduardo Inda, i cili ka folur në El Chiringuito.

“Real Madridi dëshiron ta transferojë atë te Chelsea këtë verë gjersa agjenti i lojtarit te Manchester United”.

“Meqë dëshirojnë ta shesin, lojtari kërkon ta lënë atë të zgjedhë destinacionin, por në klub thonë se jo, sepse (Eden) Hazard është bërë dhe Bale do të shërbejë si sjkëmbim”, tha Inda.

Së bashku me faktorin e Hazardit, gjithashtu sugjerohet se madrilenët do të preferonin ta shesin te The Blues pasi i shohin Djajtë e Kuq si një rival më të madh evropian.

Ndryshe, 29-vjeçari deri më tani është paraqitur në 145 ndeshje për Los Blancos dhe ka shënuar 76 gola. /Telegrafi/