Reali barazon rekordin e Santosit

E publikuar: 18/09/2017 07:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Goli i Broja Mayoral në minutën e 19-të ndaj Real Sociedadit ishte historik.

E gjitha kjo pasi kjo ishte ndeshja e 73-të radhazi që Los Blancos shënojnë gol në të gjitha garat.

Me këtë rast klubi spanjoll ka barazuar kështu rekordin e Santosit me Pelen në vitet 1961 – 1963.

Ndeshja e ardhshme e Realit është ndaj Betisit dhe në rast se shënojnë atëherë i gjithë rekordi do jetë i tyre.

Aktualisht skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane mban pozitën e katër në La Liga. /Telegrafi/