Real shpallet kampion i Spanjës

E publikuar: 22/05/2017 00:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madrid është kampioni i ri në Spanjë. Skuadra e Zinedine Zidane triumfoi pas 5 vitesh pritje në La Liga. Suksesi 2 – 0 në javën e fundit të kampionatit në fushën e Malaga vendosi fatin e titullit. Ronaldo dhe Benzema shënuan golat e sfidën.

Barcelona edhe pse fitoi me përmbysje 4 – 2 me Eibar nuk i shërbeu, pasi diferenca me Real mbeti 3 pikë. Ky është titulli i 33 për Real Madrid. Vitet e fundit kampionati spanjoll është fituar nga Barcelona dhe Atletico Madrid. Real Madrid është ende në garë për tu rikonfirmuar kampion i Europës./ TV KLAN