Real Madridi synon transferimin e De Jongut gjatë janarit  

E publikuar: 19/11/2018 18:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi i është bashkuar garës për talentin e madh holandez të Ajaxit, Frankie De Jong.

De Jong po tregon formë të lartë me fanellën e Ajaxit dhe kombëtaren holandeze.

Vazhdimësia e tij ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.

Talenti holandez ka qenë i lidhur ngushtë me Manchester Cityn dhe Barcelonën, të cilat e duan në radhët e veta.

Edhe vet De Jong ka shprehur simpati për klubin nga Camp Nou, pasi ka deklaruar se “është i lumtur me interesimin e Barcelonës”.

Por, sipas gazetës spanjolle Sport, tani garës i është shtuar edhe gjiganti tjetër spanjoll, Real Madridi.

Mbretërit synojnë transferimin e talentit holandez gjatë afatit kalimtar të janarit dhe do të dërgojnë një ofertë për të pas vitit të ri.

Klubi nga Santiago Bernabeu e sheh holandezin si zëvendësim ideal për kroatin Luka Modric, i cili mund të largohet nga klubi në janar ose gjatë verës. /Telegrafi/