Real Madridi shpreh interesim për Zaniolom e Romës

E publikuar: 11/01/2019 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo me paraqitjet e tij të fundit ka bërë që të tërheq interesimin e Real Madridit.

Klubi mbretëror ka shfaqur interesim dhe e kërkon lojtarin që në janar.

Edhe pse është vetëm 19 vjeç, Los Blancos kanë parë talentin e tij në paraqitjet e mesfushorit në Serie A.

Ai ka zhvilluar disa ndeshje dhe atë në nivel të lartë, duke shënuar edhe gola.

Drejtori i Romës, Monchi, mendon që ta mbajë Zaniolon, duke i ofruar një kontratë të re me rritje të dukshme page.

Zaniolo . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Ai erdhi te Roma nga Interi, si pjesë e marrëveshjes për Radja Nainggolan.

Zaniolo e ka filluar karrierën në Virtus Entella. /Telegrafi/