Real Madridi po shtyn shumë për të nënshkruar me Hazardin në janar

E publikuar: 22/11/2018 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi është ende duke menduar përforcimin e skuadrës gjatë afatit kalimtar të janarit dhe synimi i tyre është Eden Hazard.

Drejtuesit e skuadrës nga Santiago Bernabeu janë të bindur se skuadra ende mund të bëjë një hap para dhe për këtë ata tashmë po negociojnë nënshkrimin e, yllit të Chelseat dhe Belgjikës, Hazard.

Është drejtori i mediumit spanjoll OKDIARIO, Eduardo Inda, i cili zbuloi ekskluzivisht synimet e Real Madridit për këtë treg dimëror.

“Real Madridi e ka shumë të vështirë për të nënshkruar me Hazardin në janar”.

Eden Hazard (Foto: Christopher Lee/Getty Images/Guliver)

“Por, është shansi i fundit për Chelsea për të marrë një ofertë të mirë për lojtarin këtë dimër”.

“Është e mundur për të shkëmbyer me Bale”, ka thënë Eduardo Inda.

Hazard është aktualisht një nga lojtarët më të mirë në botë dhe tashmë ka shprehur dëshirën e tij për të nënshkruar për Real Madridin në më shumë se një rast.

Në klubin e bardhë janë të ngazëllyer për ardhjen e tij të mundshme dhe tashmë kanë filluar të negociojnë një transferim që mund të ndodhë në dimër për një shumë afër 100 milionë euro, ndoshta edhe paksa më e lartë. /Telegrafi/