Real Madridi ka një ‘mbret’ të ri, quhet Vinicius Junior

E publikuar: 11/01/2019 02:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nga surprizat e vërteta të kohës sa ishte në krye të Real Madridit, Julen Lopetegui ishte mungesa e minutave që i kishte Vinicius, talenti që erdhi me shumë bujë nga Flamengos.

Dita e mërkurë e vendosi brazilianin si mbret të ri të ‘Santiago Bernabeus’.

Një shfaqje e madhe e lojtarit që i fitoi minutat vetëm në drejtimin e Santiago Solarit, ndërsa përkrahësit e Los Blancos e priten shumë mirë paraqitjen e ish- yllit Flamengos.

Të mërkurën mbrëma ka pasur një lidhje të veçantë mes lojtarit dhe publikut.

Vinicius Junior para ndeshjes . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Largimi i Cristiano Ronaldos ka lënë paksa një vakum për një superstar në Real Madrid, por edhe një mungesë të përparimit dhe krijimit në sulm.

Vinicius luan futbollin në një mënyrë të tillë (sulm përpara dhe krijimtari nga këmbët) që i bën tifozët që të rrinë me kureshtje çdo herë që ai e merrte topin kundër Leganesit.

Në Santiago Bernabeu ekzistonte një ndjenjë e emocioneve të dukshme brenda tribunave.

Vinicius Junior në aksion . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Karriera e Karim Benzemas është përshkruar më shumë me ndihmë për shokët  se sa për egoizmin e tij për golat dhe kjo ka bërë që të ketë edhe një partneritet premtues me yllin e ri, shkruan Marca në analizën e tyre për yllin e ri brazilian.

Në fitoren e arritur në Kupë ndaj Leganes, por edhe në humbjen në La Liga ndaj Real Sociedad, Benzema dhe Vinicius janë lidhur mirë së bashku.

Francezi dha një pasim të përsosur për brazilianin të mërkurën mbrëma, i cili u tregua altruist dhe pasoi te Vazquez që e kishte portën e zbrazët.

Vinicius Junior e Henrique Casemiro . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Asistimi i pestë i brazilianit që është tani në nivel të numrave me asistime sa Benzema dhe Gareth Bale.

Pastaj qershia mbi tortë në këtë ndeshje ishte goli.

Braziliani i ri e goditi me një gjuajtje të bukur gjysmë volej, për ta dërguar në cepin e pambrojtur të portierit, duke treguar vërtet madhështinë e tij teknike.

Festa e golit . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Shumë duartrokitje kur ai lëshoi fushën, pasi një ‘mbret’ i ri po lind në klubin mbretëror. /Telegrafi/