Real Madridi ka gati 372 milionë euro për të nënshkruar me një ‘galaktik’

E publikuar: 13/09/2018 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi po vështron thyerjen e rekordit botëror të transferimeve pasi ka gati plot 372 milionë euro për të nënshkruar me një lojtar të madh.

Klubi mbretëror ka humbur në verë yllin kryesor të skuadrës, Cristiano Ronaldon, i cili kaloi te Juventusi për një shifër totale prej 112 milionë euro.

Megjithatë, spanjollët kanë dështuar të gjejnë zëvendësuesin e tij dhe gjatë afatit kalimtar të janarit apo në verë synojnë ta gjejnë pasardhësin e tij.

Reali ka 190 milionë euro në dispozicion dhe 182 milionë euro të tjera të fituara, që mund t’i lejojnë ata të përfundojnë një rekord të ri.

Neymar dhe Mbappe janë dy objektivat kryesore

Sipas gazetës spanjolle AS,  mbretërit kanë 372 milionë euro për të bërë një nënshkrimit gjigant për të zëvendësuar Ronaldon.

Sulmuesit e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe Neymar, janë dy objektiva me reputacion të lartë dhe synimet kryesore të transferimeve.

Përveç këtyre dy sulmuesve, në listën e Real Madridit gjendet edhe Eden Hazard i Chelseat, Mauro Icardi i Interit dhe Robert Lewandowski i Bayern Munichut. /Telegrafi/