Real Madridi i ofron Modricit rinovim kontrate me dyfishim page

E publikuar: 10/08/2018 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportet e mediave në Spanjë dhe në Itali thonë se Real Madridi është i etur për të mbajtur në skuadër objektivin e Interit, Luka Modric, kështu që do t’i ofrojë atij një kontratë të re me shifra të mëdha.

Nerazzurrët kanë një marrëveshje personale me mesfushorin kroat, por janë duke pritur për të parë nëse Los Blancos do t’i përmbahet ‘marrëveshjes së zotrinjëve’ për ta lejuar atë të largohet.

Deri më tani gjigantët spanjollë kanë insistuar se mënyra e vetme që ata do të lejojnë një transferim është nëse dikush paguan klauzolën e lirimit prej 750 milionë euro.

Sot, gazeta spanjolle Marca ka raportuar se Real Madridi është gati t’i ofrojë Modricit një kontratë të re për ta bindur atë të qëndrojë.

Modric thuhet se ka marrëveshje personale me Interin (Getty Images)

Mbretërit kanë konsideruar se paga e tij aktuale prej 6.5 milionë euro në sezon është shumë e ulët dhe duan t’ia rrisin ndjeshëm atë.

Edhe mediumi italian SportMediaset pajtohet me lajmin e Marcas, duke raportuar se mesfushorit do t’i ofrohet pagë prej 13 milionë eurosh në sezon vetëm për të qëndruar në Bernabeu.

Kjo ofertë do të tejkalonte 10 milionë eurot e raportuara të ofruara nga Interi, një ofertë e cila gjithashtu përfshin edhe transferimin e Modrict me një kontratë të madhe te kinezët e Jiangsu Suningut kur ai largohet nga Italia.

Ndryshe, gjithçka pritet të zbulohet sonte gjatë mbrëmjes ku mendohet se do të ndodh takimi i shumëpritur në mes të kroatit me presidentin Florentino Perez. /Telegrafi/