Real Madridi fiton trofeun Bernabeu pasi mposhti Milanin

E publikuar: 12/08/2018 03:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi ka fituar ndaj Milanit me rezultat 3-1 dhe kështu ka fituar trofeun Bernabeu, i cili luhet në nder të legjendës Santiago.

Mbretërit këtë vit kanë zgjedhur Milanin si kundërshtar për të luajtur për trofeun Bernabeu.

Ndeshja përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat të ngushtë 3-1, ku të dyja skuadrat dhuruan lojë të mirë.

Momenti i golit të parë nga Benzema (Foto: Real Madrid/Twitter)

Pjesa e parë filloi me një gol të hershëm të Real Madridit, të cilët kaluan në epërsi 1-0 në minutën e dytë me anë të Karim Benzemas.

Milani arriti të kthehet në lojë pas vetëm dy minutave dhe ishte Gonzalo Higuain, i cili barazoi 1-1 me një gol të bukur nga distanca.

Festa pas golit të Higuainit (Foto: Milan/Twitter)

Kur pritej që pjesa e parë të përfundoj në skenë doli uellsiani Gareth Bale (45+) që shënoi nga afërsia për 2-1 dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë, të dy trajnerët vendosën të bëjnë shumë ndryshime duke provuar edhe lojtarë të rinj, por kjo rezultoi më sukseshëm për vendasët që shënuan edhe një herë.

Ishte spanjolli Borja Mayoral, i cili shënoi në minutën e fundit për 3-1 dhe vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes. /Telegrafi/