Real Madridi fiton Superkupën e Spanjës

E publikuar: 12/01/2020 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi ka fituar Superkupën e Spanjës pasi ka mposhtur Atletico Madridin në finale.

Kjo fitore e madhe erdhi pas gjuajtjes së penaltive pasi që gjatë 90 minutave të kohës së rregullt dhe vazhdimeve ekipet nuk arritën të realizonin asnjë gol duke mbyllur ndeshjen e hapur baras.

Reali përfundoi pesë minutat e fundit të ndeshjes pa një futbollist, pasi Federico Valverde u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në Alvaro Moratan.

Në penalti, Reali fitoi 4 me 1, me Saulin e Thomasin që humbën gjuajtjet tek Atletico.