Real Madridi e ka telefonuar Antonio Conten

E publikuar: 18/10/2018 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madrid thuhet se ka filluar negociatat me ish-trajnerin e Chelseat dhe Italisë, Antonio Conten.

Julen Lopetegui është nën presion të madh pas një serie rezultatesh të dobëta, ku skuadra e tij nuk ka arritur të shënojnë gol në katër ndeshjet e fundit zyrtare, duke marr një barazim dhe tri humbje.

Kampionët në fuqi të Evropës u mundën 3-0 nga Sevilla në La Liga, pastaj 1-0 nga CSKA Moska në Ligën e Kampionëve dhe në fund nga Alaves.

Antonio Conte. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Sportitalia dhe Corriere dello Sport raportojnë se drejtuesit e Real Madridit e kanë kontaktuar të hënën Antonio Conten për të pyetur nëse ai është në dispozicion.

Conte është ende në një betejë ligjore me klubin e Ligës Premier, Chelseat, për shkarkim të padrejtë dhe klubi nuk pranon të paguajë dënim prej 10 milionë eurove.

Në vend të tij erdhi Maurizio Sarri.

Sidoqoftë, ai ndoshta mund të bindet që ta marrë një nga rolet më të mëdha në futboll.

Dy ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për Lopetegui, pasi luan ndaj Levantes në La Liga dhe e pret Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/