Real Madridi do Milinkovic-Savic, 105 mln euro për Lazion

E publikuar: 19/12/2019 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sergej Milinkovic-Savic vazhdon të jetë një emër shumë i lakuar në merkato. Mesfushori i Lazios pëlqehet nga shumë klube të mëdha jo vetëm italiane por edhe nga kampionate të tjera të rëndësishme dhe ndoshta serbi është duke luajtur sezonin e tij të fundit te Lazio.

Sipas Don Balon, medias spanjolle që qëndron shumë afër klubit të Realit, presidenti i Los Blancos Florentino Perez e pëlqen jashtëzakonisht Milinkovic-Savic dhe po përgatit një ofertë prej plot 105 milionë eurosh për ta transferuar atë te Reali verën e ardhshme. Por a do të mjaftojnë 105 milionë euro, kjo mbetet për t’u parë.