Real Madrid – Valencia, rezultati dhe statistikat pas pjesës së parë

E publikuar: 18/06/2020 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është mbyllur pjesa e parë në “Alfredo di Stefano”.

Real Madridi dhe Valencia janë duke barazuar 0-0 pas 45 minutave lojë.

Përkundër se vendasit po dominojnë ndeshjen me posedime dhe kohë pas kohe edhe raste, mysafirët arritën njëherë ta dërgojnë topin në rrjetë.

Rodrigo shënoi për Valencian, por pas shikimit nga ana e VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje, raporton Front Online.