Real Madrid – PSG: Ndeshja ku vlera e lojtarëve te të dyja skuadrat është 1.6 miliard euro, 1.2 miliard në fushë

E publikuar: 14/02/2018 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa nga futbollistët më të shtrenjtë në histori të futbollit do të jenë të mërkurën në mbrëmje në fushën e ‘Santiago Bernabeut’.

Ndeshja mes Real Madridit dhe PSG, do të këtë në fushë lojtarë që së bashku vlejnë 1.6 miliard euro.

Të dy Florentino Perez dhe Nasser Al-Khelaifi, kanë harxhuar shuma të mëdha që të arrijnë të kenë skuadra të tilla në dispozicion për të ecur lartë në garën e madhe të njohur si Liga e Kampionëve.

Real Madrid, për shembull ka harxhuar 469 milionë euro  për skuadrën prej 23 vetash që e ka në dispozicion në këtë ndeshje.

Real Madrid

Në anën tjetër PSG, ka harxhuar tre milionë euro më pak, duke blerë lojtarë në vlerë, 466 milionë euro.

Vlera e lojtarëve aktualisht dhe formacionet startuese

Natyrisht shumë lojtarë aktual janë blerë më lirë se sa kushtojnë tani, para disa vitesh.

Vlera e lojtarëve të Real Madridit llogaritet të jetë 853 milionë euro, ndërsa e PSG-së 756 milionë euro.

Formacioni i frikshëm i PSG-së

Vlera e lojtarëve që do të startojnë në këtë ndeshje, llogaritet të jetë 1.2 miliardë euro, ndërsa pjesa tjetër pritet të jetë në bankë. /Telegrafi/  

Formacioni i Real Madridit me vlerat e lojtarëve që janë blerë

Formacioni i PSG-së me vlerat e lojtarëve që janë blerë