Real, 90 milionë euro për Agueron

E publikuar: 25/05/2015 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reali i Madridit e ka ndërmend t’i ofrojë Manchester Cityt 90 milionë euro për Kun Agueron.

Lajmi i transmetuar nga dega e Eurosport në Angli, është marrë nga tëiteri i gazetarit amerikanojugor Hernan Feler, i cili punon për televizionin më të madh latin, Direct TV, e që është stacioni kryesor i këtij sporti në kontinent.

Informacioni bëhet më i besueshëm kur dihet se ishte pikërisht Feler, ai që vitin e kaluar njoftoi i pari se ish-futbollisti i Barcelonës, Alexis Sanchez, do të transferohet të Arsenali, gjë që edhe doli e vërtetë.

Aguero, sipas Eurosport, do të ishte pasardhës i denjë për Cristiano Ronaldon, i cili, sic raportohet, do të largohet, pasi presidenti i klubit, Florentino Perez është hidhëruar në të. Portugezin shfaqi mbështetje të hapur për trajnerin e deritashëm të mbretërve, Carlo Ancelotti, duke kërkuar që italiani të mbetet në stol, edhe sezonin e ri./klankosova.tv/