Reagon Xhaka: Unë gjithmonë do jem pjesë e Kombëtares kuqezi (Foto)

E publikuar: 31/07/2017 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Baselit, Taulant Xhaka ka reaguar ashpër nga lajmet e rreme sot, kinse ai nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Kosovari ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se ai do të jetë pjesë e kuqezinjve gjithmonë.

“Të nderuar tifozë dhe i nderuar Opinion publik. Gjithcka që sot shkruhet në mediat nuk është e vërtetë. Unë nuk dua të merrem me detaje, por dua të them hapur që me trajnerin Mister Panucci nuk kam pas kontakt pozitiv. Unë Taulant Xhaka jam gati edhe do të jem gjithmonë gati për kombëtaren kuqezi. Unë do të jem gjithmonë i gatshëm për kombëtaren. Në cdo kohë do jem aty dhe kurrë nuk e kam menduar dy herë këtë vendim. Jam krenar që përfaqësoj kombëtaren kuqezi. Falënderoj trajnerin për interesim dhe angazhim”, ka shkruar Xhaka.