Reagon vëllai i Agron Sylejmanit pas deklaratave për vrasjet e pasluftës

12.01.2018 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Reagon vëllai i Agron Sylejmanit pas deklaratave për vrasjet e pasluftës

I dënuari për vrasje Shkumbin Mehmeti, në një rrëfim për Klan Kosova mbrëmë ka përmendur grupin krimainal që sic thotë ai kanë gisht në shumë krime të kryera pas luftës në Kosovë.

Mehmeti përmendi edhe Agron Sylejmanin, i cili tashmë është i vdekur si pjesë të grupit dhe për këtë ka reaguar sot vëllai i Agronit, Driton Sylejmani.

Sipas tij, deklarata e Mehmetit është komplet trillium dhe se arsyeja e dhënies së kësaj deklarate është se atij i është premtuar nga presidenti amnistia.

“Ai trillon se ka qenë shok me Agronin, ai nuk ka qenë shok por pasi ka dal në arrati ka marr uniformën policore dhe ka bërë keqpërdorime me ta, hajni e plaçkitje. Ai përveç rastit të 2004 dhe vrasjeve të policëve asgjë tjetër nuk thotë se unë kam kryer, por veç kam dëgjuar”, thotë Sylejmani.

Kjo është letra e plotë e Driton Sylejmanit:

Unë Driton Sylejmani demantoj deklaratën e dhënë mbrëmë në Klan Kosova ku përmendet emri i vëllait tim Agron Sylejmanit.

Këto deklarata të cilat i jep i akuzuari dhe i dënuari me 30 vite burg nuk qëndrojnë dhe janë të gjitha trillime e fabrikime.

Arsyeja e deklaratës është se atij i është premtuar nga presidenti lirimi i tij me amnisti në këmbim të kësaj deklarate.

Ai trillon se ka qenë shok me Agronin, ai nuk ka qenë shok por pasi ka dal në arrati ka marr uniformën policore dhe ka bërë keqpërdorime me ta, hajni e plaçkitje.

Ai përveç rastit të 2004 dhe vrasjeve të policëve asgjë tjetër nuk thotë se unë kam kryer, por veç kam dëgjuar.

Dua t’iu drejtohem familjarëve të të vrarëve mos të bien pre e këtij xhihadisti i cili ka tentuar të ik nga burgu dhe të shkoj në Siri, por ka dështuar.

Posaçërisht familjes Mustafa, të cilën janë duke u maltretuar me deklarata duke thënë se herë personi që e ka vrarë Mustafën ka qenë ish-deputet, herë është në ministri, e tash po etiketohet Agroni i cili veç është i vdekur dhe po e akuzon me disa gjëra për t’i mbuluar të fëlliqurat e veta.

Këto deklarata po bëhen tani që është aktivizuar Gjykata Speciale dhe po mundohet t’i mveshen kryeministrit këto gjëra e etiketime të pabaza.

Aty nuk akuzohet asnjëherë Xhavit Haliti, koka e krimit të Dukagjinit e as njerëzit e Drenicës që kanë qenë në koordinim me Xhavitin gjithë kohën.

Dhe një herë ju familjarë priteni Gjykatën Speciale dhe mos bini pre e këtij matrapazi./insajderi/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për kameraman/e dhe fotograf/e
artikull i sponzorizuar


Mësoni se çka është Gjykata Speciale dhe cilat krime do t’i gjykoj!

Mësoni se çka është Gjykata Speciale dhe cilat krime do t’i gjykoj!

Skandalet e kryeministrit Haradinaj

Skandalet e kryeministrit Haradinaj

Peru, Papa Françesku dënon korrupsionin

Peru, Papa Françesku dënon korrupsionin

Judo Inside: Ditë e madhe për Kosovën

Judo Inside: Ditë e madhe për Kosovën

Haziri nga Konçuli i Bujanocit: Nuk do të ndalemi derisa Kosova Lindore të bëhet pjesë e Republikës

Haziri nga Konçuli i Bujanocit: Nuk do të ndalemi derisa Kosova Lindore të bëhet pjesë e Republikës

ISIS ‘gatoi foshnjën e një skllaveje seksi dhe e detyroi nënën e saj ta hante’

ISIS ‘gatoi foshnjën e një skllaveje seksi dhe e detyroi nënën e saj ta hante’

Kryeministri i ndanë 3 mijë euro të pagës së tij për shërimin e një të sëmuri

Kryeministri i ndanë 3 mijë euro të pagës së tij për shërimin e një të sëmuri

Pekini akuzon SHBA-në për shkelje të sovranitetit

Pekini akuzon SHBA-në për shkelje të sovranitetit

Kelmendi: Partia Socialdemokrate do ta ketë Kryetar Visar Ymerin, Shpend Ahmeti kandidat i saj për Kryeministër

Kelmendi: Partia Socialdemokrate do ta ketë Kryetar Visar Ymerin, Shpend Ahmeti kandidat i saj për Kryeministër

Ramush Haradinaj dërgon FSK-në e Policinë në Brezovicë, evakuohen nxënësit

Ramush Haradinaj dërgon FSK-në e Policinë në Brezovicë, evakuohen nxënësit

Lekaj përgjigjet për nxënësit e bllokuar në Brezovicë

Lekaj përgjigjet për nxënësit e bllokuar në Brezovicë

Brezovicë, rrëshqet autobusi me nxënës, bllokohet rruga

Brezovicë, rrëshqet autobusi me nxënës, bllokohet rruga

Liderë serbë të Kosovës ia kujtojnë Vuçiqit se në veri sundojnë kriminelët

Liderë serbë të Kosovës ia kujtojnë Vuçiqit se në veri sundojnë kriminelët

Vuçiq: Paqja e serbëve në Kosovë, interes i Serbisë

Vuçiq: Paqja e serbëve në Kosovë, interes i Serbisë

Serbët kërkojnë armë dhe kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ja si iu përgjigjet Vuçiq?

Serbët kërkojnë armë dhe kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ja si iu përgjigjet Vuçiq?