Reagon Shoqata e Gastronomëve pasi Qeveria Hoti paralajmëroi masat e reja

E publikuar: 05/07/2020 19:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka reaguar pas paralajmërimit të Qeverisë Hoti për masat e reja ndaj koronavurisit.

Në njoftim thuhet se e kuptojnë se lojë me jetë njerëzish nuk ka, por që duhet të mos lejohen dallimet.

Sipas tyre, nëse punohet punojnë të gjitha sektorët ose të mbyllen të gjitha.

“Duke parë zhvillimet e fundit në vendin tonë si dhe paralajmërimet e Qeverisë se Kosovë ku sot pritet të merren masa shtesë ose kufizime në zonat e prekura më shumë me virusin COVID-19. Ne jemi të vetëdijshëm se lojë me jetë njerëzish nuk ka. Mirëpo s’duhet të lejohet as dallime të bëhen në mënyrat si kanë qenë deri më tani…Nëse punohet punojmë të gjitha sektorët ose të mbyllen të gjitha”, thuhet në njoftimin e tyre./gs/