Haradinaj: Eksplozivi nuk e ndalon orientimin perëndimor të Kosovës

E publikuar: 31/01/2016 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas lajmit se Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona ne Fushë Kosovë dhe ka konfiskuar mbi 12 kilogramë eksploziv, ka reaguar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “as eksplozivët dhe asgjë tjetër nuk e ndalon orientimin perëndimor të Kosovës, vendosmërinë për shtet e shoqëri demokratike dhe shtet ligjor, ndërsa shtoi se “rruga për demokraci perëndimore nuk ka alternativë”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Rruga për demokraci perëndimore nuk ka alternativë.

As eksplozivët dhe asgjë tjetër nuk e ndalon orientimin perëndimor të Kosovës, vendosmërinë për shtet e shoqëri demokratike dhe shtet ligjor.

Populli i Kosovës është i vendosur për zhvillim, e ka dëshmuar këtë me dekada dhe do ta dëshmojë edhe më tutje.