Reagon PDK: Djegia e veturave, përpjekje për destabilizimin e vendit

E publikuar: 17/03/2016 18:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka reagur për djegien e veturave zyrtare në Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicës. Kjo parti këto sulme i ka cilësuar si përpjekje përpjekje për destabilizim të vendit dhe krijimin e pasigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

PDK po ashtu ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të zbardhin të gjitha raste dhe kryesit të sillen para drejtësisë.

Komunikata e plotë:

“Djegia e veturave zyrtare gjatë natës së mbrëmshme në Gjilan Ferizaj dhe Mitrovicë janë veprime kriminale, vazhdimësi e sulmeve të kësaj natyre, të cilat kanë të bëjnë me dëmtimin e pasurisë private dhe publike, që tash e disa kohë po ndodhin në Kosovë. Këto akte kriminale janë përpjekje për destabilizim të vendit dhe krijimin e pasigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës, kërkon nga institucionet përkatëse përgjegjëse të Kosovës të veprojnë me vendosmëri në zbardhjen e të gjitha rasteve kriminale dhe kryesit e tyre të sillen para drejtësisë.

Këto metoda antidemokratike dhe anarkiste nuk i shërbejnë proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

Kosova është shtet demokratik dhe ligjor dhe vetëm nëpërmjet proceseve demokratike dhe respektimit të ligjit mund të arrihen qëllimet politike”.