Reagon Mimoza Kusari-Lila pas publikimit të ekspertizës për rastin Dehari

E publikuar: 24/10/2019 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar për publikimit të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit.

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila pas publikimit të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit ka shkruar se raporti ka hedhur dritë mbi të vërtetën.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kusari-Lila ka thënë se drejtësia kosovare e ka testin jetik që të ndriçojë të gjitha rrethanat të cilat quan në vdekjen e Astritit Deharit.

“Institucionet e Kosovës duhet të dëshmojnë se kanë potencial të sjellin #DrejtësiPërAstritin dhe tërë familjen e tij, ndërsa qytetarët e Republikës duhet të marrin konfirmimin se Drejtësia në Kosovë ende ka shpresë!”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Kusari-Lilës pa ndërhyrje:

Raporti i ekspertizës zvicerane hodhi pak dritë mbi

të vërtetën e vdekjes së Astrit Deharit deri sa ishte në mbajtje të drejtësisë Kosovare.

Drejtësia Kosovare tash e ka testin jetik të ndriqojë të gjitha rrethanat të cilat quan në vdekjen e Astritit dhe gjithë zingjirin komandues e përgjegjës për këtë vdekje.

Institucionet e Kosovës duhet të dëshmojnë se kanë potencial të sjellin #DrejtësiPërAstritin dhe tërë familjen e tij, ndërsa qytetarët e Republikës duhet të marrin konfirmimin se Drejtësia në Kosovë ende ka shpresë!.