Reagon ish Bordi i Drejtorëve të KEK-ut: Qeveria gaboi në konstatimet për shkarkim

28.04.2020 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Reagon ish Bordi i Drejtorëve të KEK-ut: Qeveria gaboi në konstatimet për shkarkim

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, ka reaguar duke thënë se kjo e fundit për shkarkimin e tyre u informuan vetëm nga mediet.

Ata thonë se nuk kanë pranuar ndonjë shkresë zyrtare për shkarkim.

Në reagim tutje theksohet se konstatimet dhe arsyetimet e qeverisë aktuale për shkarkim, janë të pabaza dhe të gabuara.

Me tutje në reagim vlerësohet se përformancat e korporatës kanë qenë të suskesshme.

Reagimi i plotë i ish Bordi i Drejtorëve të KEK-ut: Qeveria:

Bordi i Drejtorëve i ‘Korporata Energjetike të Kosovës’-SH.A.

Kundërshtimi i Vendimit të Qeverisë nr.01/26 data 23 prill 2020

I/E Nderuar,
Nga mjetet e informimit, jemi informuar se Qeveria e Republikës së Kosovës, me dt.23.04.2020 ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të “Korporatës Energjetike të Kosovës”-SH.A, me seli në Prishtinë, me arsyetim, dhe po citojmë:
,,Bordi i Drejtorëve i kanë shkelur detyrat fiduciare dhe nuk kanë vepruar në interesin më të mirë të ndërmarrjes, me që nuk i kanë adresuar siç duhet problemet kyçe”, duke emëruar bordin e përkohshëm të këtij subjekti juridik.

Për shkak se Qeveria e Republikës së Kosovës, Vendimin e sipërshënuar e ka bazuar në konstatim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, pasojë e së cilës, në këtë çështje juridike, gabimisht janë aplikuar normat materiale dhe procedurale, Vendimin e sipërshënuar duhen ta anulojë si të kundërligjshëm dhe politik.

Sipas dispozitave të nenit 7 të Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (Mbikqyrja nga Aksionarët dhe Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP-ve), parashihet që, po citojmë:

7.1 Aksionari(ët) e një NP do të ushtrojë mbikëqyrje të vazhdueshme dhe rigoroze të veprimtarisë së Bordit të Drejtorëve dhe Komisioneve të Auditimit të NP-së në fjalë.

7.2 Nëse performanca e NP-së devijon nga caqet e përcaktuara në Planin e Biznesit të miratuar nga Bordi i Drejtorëve për vitin përkatës financiar, Aksionari(ët) do të kërkojnë nga Bordi i Drejtorëve që të përgatisë dhe t’u dorëzojë atyre një raport i cili i shpjegon arsyet për performancën e dobët, dhe Aksionari(ët) do të marrin të gjitha masat e duhura korrigjuese.

7.3 Sido që të jetë, nëse një NP dështon në arritjen e caqeve të saj të performancës për dy vite financiare radhazi, personi(at) përgjegjës për ushtrimin e të drejtave përkatëse të aksionarit është i detyruar që të marrë parasysh shkarkimin dhe zëvendësimin e Bordit të Drejtorëve ose shumicës së anëtarëve të tij. Një veprim i këtillë mund të ndërmerret edhe në mungesë të provave bindëse të neglizhencës nga Bordi ose anëtarët përkatës të bordit, përveç nëse Aksionari(ët) konstatojnë se performanca e dobët ka ndodhur kryesisht për shkak të rrethanave ose ngjarjeve negative të paparashikueshme. Personat përgjegjës për ushtrimin e të drejtave përkatëse të Aksionarit do t’ia raportojnë çdo vendim të marrë në bazë të këtij Neni 7.3, dhe arsyet për marrjen e këtij vendimi: (i) Kuvendit, për NP-të Qendrore, ose (ii) Kuvendit përkatës Komunal, për NP-të Lokale.

7.4 Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP do të shqyrtojë procesverbalet e secilës mbledhje të Bordeve të Drejtorëve dhe Komisioneve të Auditimit të NP-ve si dhe të gjitha dokumentet e dorëzuara. Kurdo që është e nevojshme, Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP do të kërkojë dorëzimin e të dhënave më specifike dhe po ashtu mund të kërkojë takim me Bordin e Drejtorëve. Kurdo që këto procesverbale, dokumente ose të dhëna shfaqin shqetësime lidhur me performancën e Bordit të Drejtorëve, menaxhmentit të NP-së ose vetë NP-së, Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP-ve do ta njoftojë Aksionarin(ët) përkatës mbi këto shqetësime.

7.5 Komunikimi ndërmjet Aksionarit(ëve) ose Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e NP-ve dhe Bordit të Drejtorëve ose Komisionit të Auditimit të një NP-je rregullisht do të kanalizohet përmes kryesuesit të, sipas rastit, Bordit të Drejtorëve ose Komisionit të Auditimit.

7.6 Detyrimi për mbikëqyrje i themeluar me këtë nen nuk do të ushtrohet në një mënyrë që ndërhyn, ose ka për qëllim të ndërhyjë, me veprimtarinë ose pavarësinë e Bordit të Drejtorëve ose Komisionit të Auditimit të një NP.

7.7 Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP-ve do t’i mbajë sekret dhe nuk do t’i bëjë publike të gjitha të dhënat të cilat Bordi i Drejtorëve i përcakton si secrete.

Nga kjo rezulton se, Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk i ka aplikuar normat e sipërshënuara, norma këto pozitive në Republikën e Kosovës. Pos kësaj, në rastin konkret Qeveria e Republikës së Kosovës, gabimisht e ka konstatuar edhe gjendjen faktike, për arsye se shkarkimi i Bordit të Drejtorëve, përveç që është i kundërligjshëm, vendim politik dhe pa asnjë bazë ligjore, është edhe i turpshëm, me qëllime të ulëta për të mohuar sukseset dhe me tendencë për të destabilizuar dhe shkatërruar një ndërmarrje publike që me mund e sakrificë ka arritur të jetë më e suksesshmja në Republikën e Kosovës.
Vendimi nuk e pasqryon gjendjen reale të ndërmarrjes sepse në tri vitet e fundit ka pasur një performancë të shkëlqyeshme me fitim operativ, performancë kjo e konstatuar nga raportet vjetore të auditimit të jashtëm, në të gjithë sektorët e ndërmarrjes.

Se “Korporata Energjetike të Kosovës”- SH. A., është ndërmarrje e sukseshme afariste dhe multifunksionale, e dëshmon edhe fakti se koston e veprimtarisë e ka mbuluar me të hyra vetanake, përveç kësaj për tri vitet e fundit me rreth 20 milionë euro profit vjetor, me përformancën më të mirë dhe me tejkalimin e të gjitha caqeve dhe parashikimeve, pa qenë asnjëherë barrë e buxhetit të Republikës së Kosovës.

Ky vendim i pa bazuar në ligje dhe pa fakte të qëndrushme (duke mos i pasqyruar të gjita faktet që ne do t’i prezentojmë në vazhdim) arsyetohet si në citimet mëposhtë të bërë nga Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Memorandum shpjegues për propozim-vendimin për shkarkimin e bordit të drejtorëve dhe emërimin e bordit të përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A:

“Qeveria ka një varg arsyesh për të shkarkuar drejtorët e KEK-ut: (1) shpenzimet e paplanifikuara dhe të pamatura në një kontratë me vlerë mbi 1 milion euro; (2) dhënia e bonuseve për drejtorët në kundërshtim me vendimin e Ministrit; (3) punësimet e parregullta, nepotizmi, diskriminimi e shkelje të tjera në punësim; dhe (4) keqmenaxhimi i pronës dhe shkeljet e tjera lidhur me pasuritë e ndërmarrjes”.

Bazuar ‘’Memorandumit shpjegues për propozim-vendim për shkarkimin e bordit të drejtorëve dhe emërimin e bordit të përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës’’Sh.A., data 23 prill 2020, më poshtë gjeni disa fakte të cilat prezentojnë të kundërtën.

Arsyetimi i Qeverisë në pikën (1) – shpenzimet e paplanifikuara dhe të pamatura në një kontratë me vlerë mbi 1 milion euro

Pika 1: BD KEK-ut – Faktet që prezentojnë të kundërtën dhe që nuk janë marrë për bazë janë:

 Sa i përket kontratës me titull “Skanimi, arkivimi dhe inkorporimi i proceseve digitale[sic] në burime njerëzore dhe pronë”, duhet të ceket se në mbledhjen e datës 14.06.2019, është shqyrtuar raporti i audtorit të brendshëm në lidhje me Ndërtesat dhe Objektet përcjellëse të KEK-ut, ku nga të gjeturat e këtij raporti si dhe evidentimit të gjendjes ekszistuese nga menaxhmenti, sipas menaxhmentit ka rrjedh kërkesa për projektin në fjalë (Procesverbali i datës 14.06.2019).
Bordi i Drejtorëve ka aprovuar kërkesën e menaxhmentit dhe ka miratuar mjetet finaciar për këtë projekt, duke u nisur nga fakti se një kompani si KEK-u me mbi 4000 punëtorë dhe me databazë të madhe të pronës ka nevojë për digjitalizim.

Procedurat e prokurimit dhe nënshkrimi të kontratës “Skanimi, arkivimi dhe inkorporimi i proceseve digjitale[sic] në burime njerëzore dhe pronë” nuk janë nën kompetencat e Bordit të Drejtorëve të KEK-ut.

 Por, menjëherë pas ngritjes së dyshimeve se mund të ketë keqpërdorime në këtë kontratë (si çështje e ngritur me 26 shkurt 2020 në Takimin e BD me Ministren Hajdari), Bordi i Drejtorëve bazuar në kompetencat e veta nëpërmjet Komitetit të auditimit ka kërkuar menjëherë që të fillojë auditimi i kontratës në fjalë (emaili data 27 shkurt 2020, ora 2:01 PM) . Si çdo herë, bazuar në gjetjet dhe rekomandimet e Auditimit të kontratës në fjalë BD do merrte vendime bazuar në ligje dhe Kodet e etikës të KEK-ut për të gjitha shkeljet eventuale që mund të prezantohen në ketë raport.

Roli i Bordit të Drejtorëve sqarohet në nenin 15.2 të Kodit të Qeverisjes Korparative të vitit 2014, citojmë “Bordi duhet tё identifikojё biznesin dhe konkurrencën e tij, tё fokusohet nё problemet strategjike dhe menaxhimin e rrezikut dhe tё themelojё standarde tё larta tё performancёs duke pёrfshirё sjelljet etike si dhe performancёn operative dhe financiare. Bordi ёshtё pёrgjegjёs pёr drejtimin e planeve tё Ndёrmarrjes por nuk e menaxhon Ndёrmarrjen. Përderisa Bordi e mban rolin e tij pёr tё vlerësuar dhe mbajtur menaxherët përgjegjës, ai duhet tё përzgjedhё njerëzit kompetent pёr tё drejtuar biznesin”.

Arsyetimi i Qeverisë në pikën (2) Bonuset në kundërshtim me vendimin e Ministrit

Pika 2: BD KEK-ut – Faktet që prezantojnë të kundërten dhe që nuk janë marrë për bazë janë:

Vendimi i Ministrit Lluka datuar më 18 dhjetor 2017, është respektuar dhe Bordi i KEK-ut nuk ka ndarë mjete për kompenizimin për stimulimin e efektshmërisë për vitin 2017 edhe pse KEK-u ka pasur neto fitim mbi 20 Milion Euro.

Para vendimeve të datës 15 mars 2019, ku drejtorët kanë miratuar deklaratën e politikës së kompensimit të zyrtarëve për 2018-tën, të pasuar më vendimin e datës 31 maj 2019 me aktin tjetër për miratimin e performancës për 2018 me përformancën me të mirë dhe me tejkalimin e të gjitha caqeve dhe parashikimeve (obligim ligjor i BD-ve që del nga Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike), në kompani ka ardhë edhe letra e datës 22.10.2018 nga Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik z. Valdrin Lluka , ku theksohet (po citoj paragrafin e dytë të letrës):

o Më lejoni të ju rikujtoj së në dritën e dispozitave ligjore në fuqi dhe parimeve të qeverisjes koorporative të pranuara ndërkombëtarisht, kompensimi shtesë i Bordit të Drejtorëve, mund të bëhet në rastet ku kompesimi i tillë në menyrë të drejtpërsedrejtë kontribuon në rritje konkurruese të ndrmarrjes në treg si dhe inkurajon “përfituesit e kompensimit” për zhvillim tutje të strategjisë dhe biznesit në dobi afat-mesme dhe afat-gjatë të ndërmarrjes dhe bazuar ekskluzivisht në përformancën e matshme të Bordit të Drejtoreve” .

o Bazuar në Raportin e Auditorit të Pavarur dhe Pasqyrat Finaciare për vitin që ka mbaruar me 31 dhjetor 2018, fitimi total neto është 17,616,000.

 Në fund të fundit rezultatet e arritura për vitin 2018 konfirmohen edhe në raportin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik “Raporti për vlerësimin e performancës të punës së Bordeve të Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore”

Arsyetimi i Qeverisë në pikën (3) Shkeljet në punësim — Parregullsi, nepotizëm, diskriminim

Pika 3: BD KEK-ut – Faktet që prezantojnë të kundërten dhe që nuk janë marrë për bazë janë:

 Roli i Bordit të Drejtorëve sqarohet në nenin 15.2 të Kodit të Qeverisjes Koorparative të vitit 2014, dhe citojmë “Bordi duhet tё identifikojё biznesin dhe konkurrencën e tij, tё fokusohet nё problemet strategjike dhe menaxhimin e rrezikut dhe tё themelojё standarde tё larta tё performancёs duke pёrfshirё sjelljet etike si dhe performancёn operative dhe financiare. Bordi ёshtё pёrgjegjёs pёr drejtimin e planeve tё Ndёrmarrjes por nuk e menaxhon Ndёrmarrjen. Përderisa Bordi e mban rolin e tij pёr tё vlerësuar dhe mbajtur menaxherët përgjegjës, ai duhet tё përzgjedhё njerëzit kompetent pёr tё drejtuar biznesin”

 Bordi i drejtoreve të KEK-ut, deklaron se nga marrja e mandatit me datë 11.10.2017, në KEK nuk janë punësuar persona mbi moshën 65 vjeçare sepse janë respektuar Ligjet në fuqi.

 Sa i përket punësimeve dhe avansimeve të parregullta në KEK, duhet të cekim se bazuar në Ligjin për Ndërmarrje publike (Ligji nr.03/L-87 ) i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111, Neni 21 – Zgjedhja dhe Emërimi i Zyrtarëve të NP: vetëm zyrtarët e NP emërohen nga Bordi i Drejtorëve të NP dhe atë (i) Kryeshefi Ekzekutiv, (ii) Zyrtari Kryesor Financiar dhe i Thesarit, (iii) Këshilltari i Përgjithshëm/Sekretari i Koorporatës dhe (iv) një Zyrtar për Auditim të Brendshëm i cili zgjidhet nga Komisioni i Auditimi te Brendshëm i Bordit, përderisa menaxhimi i burimeve njerëzore është e drejtë dhe përgjegjësi e menaxhmentit të KEK-ut. Në asnjë rast Bordi i Drejtorëve nuk ka tejkaluar kompetencat e veta Ligjore.

 Përzgjedhja e Zyrtarit të Auditorit të Brendshëm është bërë me shpallje publike dhe atë në plotësi në bazë të Ligjit për Ndërmarrje publike (Ligji nr.03/L-87) i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111 dhe ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-87 për Ndërmarrje Publike si dhe Ligjin NR.06/L-021 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike. Ligjin NR.06/L-021 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, ka hyrë në fuqi me 19 prill 2018.
Shpallja publike për Zyrtar i Auditimit të Brenshëm është publikuar me 31.08.2018 dhe ka zgjatur deri më 01.10.2018. Zyrtari i ZAB është zgjedhur më 14.11.2018

 Struktura e pagave bëhet konform skemës së pagave të aprovuara nga Bordi i drejtorëve në vitin 2008.

 Pagat jubilare paguhen në bazë të Marrëveshjes Kolektive të aprovuar nga Qeveria dhe Sindikata e Kosovës e vitit 2015-2017.

Arsyetimi i Qeverisë në pikën (4) – Keqmenaxhimi i pronës dhe shkelje të tjera

Pika 4 BD KEK-ut – Faktet që prezentojnë të kundërtën dhe që nuk janë marrë për bazë janë:

 Shpronësimet kanë ndodhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 15.09.2017, para së ky Bord i Drejtorëve të fillojë punë (vendimi për emërimin e këtij Bordi të Drejtorëve të KEK-SH.A. është i datës 10.11.2017), nuk jemi në dijeni se për çfarë fajësohet ky Bord i Drejtorëve.

 ATK ka hapur kontrollë në bazë të procedurave të rregullta të veta për vitin 2012-2014, për tatimin në fitim dhe për tatimin në vlerën e shtuar për vitin 2012-2014, periudhë për të cilën nuk e di për çfarë fajësohet ky Bord i Drejtorëve i cili është emëruar në fund të vitit 2017.

 Blerja e veturave nuk është në kompetencën e Bordit të Drejtorëve, aq më shumë se për këtë aktivitet as nuk ka ndarë mjete finaciare (buxheti vitit 2017) pra para se të emërohet ky bord.

 Ky paragjykim se janë dhënë bonuse si nxitje për të mos audituar menaxhmentin nuk qëndron por përkundrazi këto bonuse janë dhënë për rezultatet e punës së Zyrës së Auditorit të Brendshëm, Duhet të ceket se gjatë periudhës kohore 2017-2019, bazuar në planin vjetor ishin të planifikuara 117 raste të auditimit derisa me kërkesë të Komitetit të Auditimit janë hapur edhe 29 raste shtesë ku gjatë vitit 2017 janë 7 raste, 2018 janë 7 raste derisa vetëm gjatë vitit 2019 me kërkesë të Komisionit të Auditimit janë hapur 15 raste të auditimit shtesë.

Gjatë periudhës së lartëcekur nga ZAB janë dhënë 448 rekomandime për përmirësim të Procesit dhe 69 rekomandime për masa disciplinore.
Me kërkesë të Komisionit të Auditimit, nga ZAB është kërkuar që të monitorohet realizimi i rekomandimeve nga Raportet e auditimit. Realizimi i rekomandimeve të auditorëve monitorohet nga Zyra e Auditorit të Brendshëm dhe të njetat në baza periodike raportohen në Komisionin e Auditimit dhe nëpërmjet Komisionit të Auditimit të Bordit të Drejtorëve.

Duhet të ceket se si rezultat i auditimeve të kryera gjatë viteve të lartëcekura janë kryer një numër i madh i aktiviteteve, ku si rezultat i këtyre aktiviteteve janë kursyer një shumë e madhe e mjeteve që kalon vlerat milionëshe.

Duhet patjetër të nënvizojmë se nga ZAB, me aprovim të Komitetit të Auditimit, janë dorëzuar 9(nëntë) raste në Prokurori aty ku është dyshuar që është keqpërdorur paraja dhe janë tejkaluar autorizimet e dhëna.

 Dhe në fund, por jo më pak e rëndësishme, duhet të ceket se asnjë veprim nga ndonjë anëtari/e i Bordit të Drejtorëve para datës së emërimit në këtë bord, nuk ka arsyeshmëri që të përmendet si shkelje nga Bordi i KEK-ut i cili është emëruar më 11.10.2017.

Nga e gjithë kjo, rezulton, se veprimet e ndërmarra, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me rastin e shkarkimit të Bordit të suksesshëm të KEK-ut – SHA, ka cënuar normat e sipërshënuara të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike si dhe kanë cenuar autoritetin dhe prestigjin e antëraëve të bordit tashmë të shkarkuar.

Me respekt,

Në emër të Bordit të Drejtorëve të KEK-ut

Faruk Hajrizi

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Edhe 12 të shëruar dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Edhe 12 të shëruar dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit

Donald Trump thotë se protestuesit do të përballen me qentë dhe armët nëse sulmojnë Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump thotë se protestuesit do të përballen me qentë dhe armët nëse sulmojnë Shtëpinë e Bardhë

41% e kosovarëve në kohë pandemie ulën konsumin, 15% morën para borxh

41% e kosovarëve në kohë pandemie ulën konsumin, 15% morën para borxh

Vetëvendosje me peticion kërkon zgjedhje

Vetëvendosje me peticion kërkon zgjedhje

Heldti pas anketës së UNDP-së: Statistikat flasin vetë

Heldti pas anketës së UNDP-së: Statistikat flasin vetë

Miftaraj: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, partitë politike të mos e sulmojnë gjykatën apo gjykatësit e saj

Miftaraj: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, partitë politike të mos e sulmojnë gjykatën apo gjykatësit e saj

Bankat në Kosovë të gatshme për dhënien e kredive

Bankat në Kosovë të gatshme për dhënien e kredive

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë

Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni edhe për 14 ditë

Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni edhe për 14 ditë

Mustafa: Gjykata s’ia mbajti askujt anën

Mustafa: Gjykata s’ia mbajti askujt anën