Reagon Bordi i Drejtorëve të Postës: U zgjodhëm me mbikëqyrjen e britanikëve, me Qeverinë shihemi në Gjykatë

03.04.2020 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Reagon Bordi i Drejtorëve të Postës: U zgjodhëm me mbikëqyrjen e britanikëve, me Qeverinë shihemi në Gjykatë

Bordi i Drejtorëve të Postës kanë reaguar pas shkarkimit të tyre nga ana e qeverisë në detyrë ditën e djeshme.

Bordi i Drejtëorëve të shkarkuar kanë thënë se vendimi i qeverisë është i paligjshëm dhe me motive politike.

Ata kanë deklaruar se Bordi është zgjedhur me mbikëqyrjen e britanikëve.

“Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin nr. 03/21 të datës 02.04.2020. ka bërë shkarkimin e Bordit të Postës së Kosovës në mënyrë arbitrare, të paligjshme dhe krejtësisht me motive politike. Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës ne përbërjen aktuale është zgjedhur me Konkurs të Rregullt Publik, sipas nenit 15 te Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe i monitoruar nga Kompania Konsulente Britanike”, thuhet në reagim.

Për më tepër ata kanë paralajmëruar se do të ngrenë padi nda qeverisë pas shkarkimit, raporton Gazeta Express.

“Bordi i Drejtorëve të Postës i zgjedhur me konkurs publik konform Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe i mbikëqyrur nga Kompania Britanike konsulente njofton Qeverinë e Kosovës dhe opinionin publik se do të ndërmarrë te gjitha veprimet dhe do të përdorë mjetet ligjore për padi gjyqësorë për të anuluar vendimin arbitrar të Qeverisë së Kosovës për shkarkim dhe emërim të Bordit të Përkohshëm”, thuhet në reagim

Komunikata e plotë:

Shkarkimi i Bordit të Postë është i paligjshëm dhe i motivuar politikisht

Prishtinë, 3 prill 2020 –
Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin nr. 03/21 të datës 02.04.2020. ka bërë shkarkimin e Bordit të Postës së Kosovës në mënyrë arbitrare, të paligjshme dhe krejtësisht me motive politike.

1. Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës ne përbërjen aktuale është zgjedhur me Konkurs të Rregullt Publik, sipas nenit 15 te Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe i monitoruar nga Kompania Konsulente Britanike.

2. Performanca e Postës së Kosovës rezulton me zgjerimin e kryerjes se shërbimeve, ruajtjes së sjelljeve korporative duke shënuar suksese të korporatës në raport me konkurrencën e ashpër në tregun postar.

3. Bordi i Drejtoreve i Postës së Kosoves ka ndjekur dhe ka përmbushur standardet më të larta të etikës profesionale të qeverisjes korporative dhe rekomandimet e Auditorit te Brendshëm si dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për vitin 2018.

4. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka dobësi në bazën ligjore duke i munguar tërësisht arsyetimi për shkarkimin e Bordi te përzgjedhur me konkurs publik dhe të emëruar më 19 Qershor 2019. Është absurde që tentim arsyetimet shihen në mediat e Kosovës dhe jo në formën dhe përmbajtën e vendimit. Për me tepër, në asnjë Raport të ZKA në të cilat përmenden arsyetimet në media nuk theksohen shkelje materiale apo sjellje në kundërshtim me Kodin e Etikes së qeverisjes korporative nga asnjë anëtar veç e veç e as si Bord i Drejtorëve i ndërmarrjes publike Posta e Kosovës Sh.A.

5. Qeveria e Kosovës ka vepruar e motivuar nga zhvillimet aktuale politike, nën presionin e mocionit të votëbesimit dhe ka vendosur pa asnjë arsyetim gjendjen e jashtëzakonshme të emërimit arbitrar të Bordit te Përkohshëm në Postën e Kosoves, në një gjendje tërësisht jonormale dhe përkundër ecurive të punëve të rregullta të qeverisjes korporative.

Bordi i Drejtorëve të Postës i zgjedhur me konkurs publik konform Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe i mbikëqyrur nga Kompania Britanike konsulente njofton Qeverinë e Kosovës dhe opinionin publik se do të ndërmarrë te gjitha veprimet dhe do të përdorë mjetet ligjore për padi gjyqësorë për të anuluar vendimin arbitrar të Qeverisë së Kosovës për shkarkim dhe emërim të Bordit të Përkohshëm.

Me respekt.

Bordi i Drejtorëve i Postës së Kosovës Sh.A.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Qeveria heq karantinën për Klinën, Vitinë e Malishevën

Qeveria heq karantinën për Klinën, Vitinë e Malishevën

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Skenarët e mundshëm të krizës

Skenarët e mundshëm të krizës

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje

Miftaraj për InfoSot: Masa e përkohshme nuk e vërteton nëse dekreti i Presidentit është i bazuar në Kushtetutë

Miftaraj për InfoSot: Masa e përkohshme nuk e vërteton nëse dekreti i Presidentit është i bazuar në Kushtetutë

Kancelarja gjermane jep lajmin e mirë: Vaksina të jetë për të gjithë, Gjermania do ta marr përsipër

Kancelarja gjermane jep lajmin e mirë: Vaksina të jetë për të gjithë, Gjermania do ta marr përsipër