Reagimi zyrtar i SHBA-së: Nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh

26.03.2020 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Reagimi zyrtar i SHBA-së: Nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh

I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell; ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett; dhe përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për Kosovën, në natën e së enjtes.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë popullit të Kosovës. Ne përshëndesim përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve shëndetësorë dhe të tjerëve që po punojnë me zell, në rrezik të lartë, për të reduktuar përhapjen e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë të pasigurisë, ne i bëjmë thirrje udhëheqësve të Kosovës ta respektojnë Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të vendosur të bashkëpunojmë me çdo qeveri që formohet nëpërmjet procesit kushtetues”, thuhet në deklaratën e zyrtarëve të lartë amerikanë.

“Përveç kësaj, ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje udhëheqësve të Kosovës që t’i heqin tarifat plotësisht. Ne besojmë se tarifat po e dëmtojnë popullin e Kosovës, duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë vonimin e hyrjes së furnizimeve të nevojshme në Kosovë – dhe pengimin e zhvillimit ekonomik”, vazhdon deklarata.

“Ne duam të bëjmë të qartë se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbime territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, asnjëherë nuk e ka parë dhe as nuk e ka diskutuar një plan të tillë. Fokusi i Qeverisë së SHBA’së për mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për linjat ajrore, hekurudhore dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë vrull ekonomik. Ne besojmë se ky vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte drejt njohjes reciproke”, përfundon deklarata nga Uashingtoni.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Reagimi zyrtar i SHBA-së: Nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh

Reagimi zyrtar i SHBA-së: Nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh

Edhe 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë – 86 të prekur gjithsej

Mustafa për fushatën kundër LDK’së në rrjetet sociale: Fali o Zot, janë të rinj, kanë kohë të piqen

Haziri: Vjosa Osmani tash e 20 vjet e di që e ka “derën e hyrjes” në LDK

“Vdekjet, 4 herë më shumë”/ Studiuesit italianë krahasojnë shifrat e provincës: Bilanci zyrtar nuk është real

Qosja: Komploti parlamentar, cilat janë arsyet e prerjes në besë të Qeverisë së ndryshimit

Kurti mbetet kryeministër në detyrë – disa opsione për Qeverinë e re

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë nuk u regjistrua, Abazi thotë se do të dalin faktet për “tentim puçin”

Gjermania shënon rritje të vdekjeve nga koronavirusi por përsëri ato nuk kalojnë 0.7%, teston 500,000 njerëz në javë

Vitia: Është shëruar përsoni i parë në Kosovë me koronavirus

Palokaj thotë se LDK-ja ka më shumë përafrim me PDK-në sesa me Vetëvendosjen

PDK: Koalicioni LVV-LDK braktisi qytetarët – urgjente të ndahet Pako Financare për bizneset dhe punëtorët në sektorin privat

Johanna Deimel: Me dy fytyra BE-SHBA, karshi Kosovës në bisedimet me Sërbinë

Shkup: Kompanitë kërkojnë ndihmë të riorientojne veprimtarinë

Me kufij të mbyllur hermetikisht shkaku i koronavirusit, BE-ja shënon 25-vjetorin e marrëveshjes së Shengenit

Në Gjilan policia paralajmëronë qytetarët: Duhet ta respektoni urdhëresën e Qeverisë, nëtë kundërtë  dënoheni me 2 vjet burgim