“Reagimi i Ministrisë ndaj peticionit tonë është skandaloz”

E publikuar: 18/03/2018 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Unioni i Studentëve të Kosovës ka reaguar, Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, Parlamentet dhe Këshillat e universiteteve dhe Kolegjeve në Kosovë, kanë reaguar ndaj Ministrisë së Arsimit e cila i është përgjigjur peticionit të tyre.

“Ministria e Arsimit gjeti 15 minuta kohë që të reagojë për peticionin tonë me anë të cilit synojmë të realizojmë kërkesat tona që qojnë në përmirësimin e gjendjes së studentëve dhe të arsimit”, thuhet në reagim.

“Do të ishte shumë më mirë sikur ato 15 minuta në vend se të shfrytëzoheshin për të larguar përgjegjësinë nga vetja, të shfrytëzoheshin për të analizuar pikat e peticionit, për të rikujtuar se sa të zymtë e shohin studentët të ardhmen e tyre në Kosovë dhe për të menduar se si secilit nga ato probleme që kemi paraqitur t’i gjendet zgjidhje”, thuhet më tej në reagim.

Reagimi i plotë:

Unioni i Studentëve të Kosovës,

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës,

Parlamentet dhe Këshillet e universiteteve dhe Kolegjeve në Kosovë.

Reagim,

Ministria e Arsimit gjeti 15 minuta kohë që të reagoj për peticionin tonë me anë të cilit synojmë të realizojmë kërkesat tona që qojnë në përmirësimin e gjendjes së studentëve dhe të arsimit.

Ministria e Arsimit gjeti 15 minuta kohë që të reagoj për peticionin tonë me anë të cilit synojmë të realizojmë kërkesat tona që qojnë në përmirësimin e gjendjes së studentëve dhe të arsimit. Do të ishte shumë më mirë sikur ato 15 minuta në vend se të shfrytëzoheshin për të larguar përgjegjësinë nga vetja, të shfrytëzoheshin për të analizuar pikat e peticionit, për të rikujtuar se sa të zymtë e shohin studentët të ardhmen e tyre në Kosovë dhe për të menduar se si secilit nga ato probleme që kemi paraqitur t’i gjendet zgjidhje.

Peticioni ynë nuk ka për qëllim që të akuzoj Ministrin aktual për gjendjen në arsim. Sidoqoftë, MAShT u soll sikurse të ishte në gjygj dhe për secilën pikë tentoi të shfajsojë vetën. Edhe më të ngjashëm me një deklarim para gjygjit e bën fakti se i tërë reagimi u bazua në sqarim të marrveshjeve, statuteve dhe ligjeve. Ky nuk është rasti i vetëm kur politikbërësit sillen kështu në raport me studentët. Mjafton të lexosh një vendim të bërë nga MAShT dhe shumica e institucioneve të tjera, ku zakonisht, për dallim prej institucione në vendeve të zhvilluara, në vend se të arsyetohet se pse politika që po zbatohet është më e mira, në arsyetim shënohet “duke u bazuar në dispozitat e lartshënuara”. Pra, politikat këtu nuk bëhen me efektet në mendje, por ato bëhen me idenë se dikush do i kundërshtoj ato politika dhe fakti se ligji i mundëson të marrë atë vendim shërben si shfajsim për ta në të ardhmen.

Në Kosovë universitetet publike përballen me buxhet jashtëzakonisht të ultë, laboratoret janë të pakta, studentët edhe po deshën të mësojnë, ka kohë kur duhet me orë të presin për të gjetur një vend në bibliotekë, e edhe po gjetën një vend, në shumicën e bibliotekave nuk ka as qasje në internet, as literaturë moderne e as qasje në burime elektronike. MAShT në reagim ka deklaruar se është duke kërkuar buxhet shtesë, se në vazhdimësi është duke i përkrahur laboratoret dhe bibliotekat me aq sa ka mundësi dhe se qasja në burime elektronike duhet të bëhet në bashkëpunim me universitetet. Siq shihet nga këto pika, MAShT nuk e ka kuptuar rolin e saj. Roli i saj nuk është të bëj kërkesa, por të bëj politika që i gjejnë zgjidhje problemeve të arsimit të lartë. Për asnjë ministri nuk është më e lehtë të arsyetoj para Kuvendit buxhet shtesë sesa për MAShT, por për të kërkuar buxhet shtesë MAShT duhet të heq dorë nga politikat “e mëdha” si bashkimi i universiteteve e të merret me problemet reale që studentët dhe universitetet kanë.

Duke hequr përgjegjësinë nga vetja MAShT nuk do të arrij të bëj asgjë. Të mbulosh mungesen e mundësive për punë praktike më një marrëveshje me të cilën përfitojnë 50 prej mbi 100 mijë studentët që ka Kosova është qesharake. MAShT do duhej të ishte duke kërkuar mundësi për punë praktike në çdo institucion në Kosovë e jashtë Kosove. Qasja në burime elektronike nuk duhet t’i lihet në dorë universiteteve. Shumë më mirë është që parapagimi të bëhet një herë, siq ka qenë në të kaluarën, sesa ai të bëhet për çdo universitet ndamas, përveç nëse MAShT e konsideron normale që për qasje të paguhet dhjetë fishi i çmimit, siq ka propozuar në reagim. As universitetet nuk mund të kërkojnë bibioteka shtesë, nëse nga MAShT vazhdimisht i vendoset tavan i buxhetit të tyre. Edhe pavarësia financiare do duhej të rregullohej nga MAShT. Universitetet publike, kanë linja buxhetore nën MAShT. Është MAShT që duhet të kërkoj që atyre tu mundësohet buxhet i pavarur. Që të gjitha këto janë lehtë të zgjidhshme, por zgjidhja kërkon që MAShT së pari të pranoj dhe kuptoj përgjegjësinë që ka.

Edhe rreth zgjidhjes së problemit të ndërtimit të Fakultetit të Shkencave Matematike- Natyrore MAShT është gabim. Problemi nuk është zgjidhur nga Këshilli Drejtues i emëruar nga Ministri. Ministri emëron vetëm katër anëtarë të këtij organi. Shumica është ajo që merr vendimet në këtë organ dhe shumica ka mbetur e njejta që ka qenë. Problemi madje nuk është zgjidhur fare nga ky organ, problemin e ka zgjidhur presioni publik i bërë nga studentët dhe tendenca e Ministrisë që të marrë meritat për këtë çështje shërben thjeshtë për të thënë se është bërë diçka në mungesë të punës reale.

Pika ku më së miri shihet se si Ministria ka tentuar të heq fajin nga vetja është pika ku i kërkohen politika për punësim të studentëve. Ministër i nderuar, ne nuk ju kemi kërkuar që nesër të na punësoni të gjithëve. Ne kërkojmë nga ju që të merrni hapa të cilët do i gjejnë zgjidhje problemit të punësimit të studentëve sa më shpejtë. Mënyrat se si MAShT mund ta bëj një gjë të tillë janë të shumta. Ato mënyra, ju si Ministër, besojmë se i dini më mirë se të gjithë ne, e nëse nuk i dini nuk ka arsye që ju të vazhdoni të jeni ministër.

Për fund, po u rikujtojmë se hapat që ka marrë MAShT duke u bazuar në rekomandimet e Kuvendit nuk e zgjidhin problemin e përjashtimit të AKA nga EQAR. Ministri pos që ka dështuar të zgjidh problemin e ndërhyrjeve politike në AKA, ka dështuar edhe të bëj gjënë më të vogël që do duhej të bënte- tu kërkonte studentëve falje që po i izolon ata nga bota./insajderi/