Reagimi i Vlora Çitakut pas dorëheqjes së Gent Cakajt

E publikuar: 29/12/2020 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas dorëheqjes së Gent Cakajt nga pozita e ministrit të Integrimeve Evropiane dhe Punëve të Jashtme në Shqipëri.

Vlora Çitaku e ka publikuar një fotografi me të, ku edhe falënderoi Cakajn.

Faleminderit për shërbimin, Gent”, ka shkruar Çitaku.

Cakaj ia ka paraqitur sot kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dorëheqjen. Ai e ka falënderuar Ramën për bashkëpunimin, derisa nuk i ka bërë të ditura arsyet e largimit dhe s’ka treguar se ku do ta vazhdojë angazhimin e tij politik.