Reagimi i qenit që sheh borë për herë të parë (Video)

E publikuar: 06/01/2018 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tilly është qeni që jeton në një shtëpi në Leeds të Anglisë, por që asnjëherë nuk kishte parë borë.

Me të parë që kopshti kishte ndryshuar krejtësisht, qeni qëndroi gjatë në derë derisa pronarët ia hapën dhe ai nisi të vraponte nga gëzimi, transmeton Telegrafi.

“Nuk ka parë kurrë borë, pas shumë vitesh më në fund e kemi një shtresë si duhet dhe reagimi i Tilly është mahnitshëm”, thuhet në përshkrimin e videos.

Më poshtë mund të shihni reagimin e qenit, teksa kërce për të kapur topat që ia hedhin. /Telegrafi/