Reagimi i gorillave kur e kuptojnë se në kafazin e tyre ndodhej kamera (Video)

E publikuar: 05/11/2018 00:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gorillat janë specie inteligjente, ndërsa ky reagim tregon më së miri përse.

Pamjet tregojnë veprimin e këtyre kafshëve, kur në kafazin e tyre gjetën objektin e pazakontë, brenda së cilit ishte një kamerë GoPro, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që të hulumtohen veprimet e tyre të përditshme, në kafazin e një kopshti zoologjik që ndodhet në Arnhem të Norvegjisë, u vendos kjo pajisje për të parë rutinën e tyre.

Fillimisht, gorillat u afruan te objektivi, në atë që dukej sikur donin të bënin ‘selfie’.

Për të vazhduar më pas me lëvizjet tjera, madje edhe duke e goditur, sikur provonin të gjenin mënyrën se si ta nxirrnin përjashta. /Telegrafi/