Reagimi i deputetit për demarkacion: A jeni more në tokë të bukës

E publikuar: 21/02/2018 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka kritikuar sjelljen në Kuvend projektligjin siç e ka quajtur ai kontradiktor për ratifikim të pikës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas Dedës ky projektligj është kontradiktor sepse përmban marrëveshjen e vitit 2015, raportin e Shpejtim Bulliqit dhe deklaratën e dy presidentëve atij të Kosovës dhe Malit të Zi.

“Dmth para deputetëve vjen projektligj që mund të përmblidhet kështu: demarkacioni është vepër penale, që është bërë mirë, e që do të rishikohet sepse është bërë gabim”, ka shkruar Deda në Facebook.

Postimi i plotë:

Në prag të mbajtjes së seancës së Kuvendit për demarkacion, Qeveria e ka sjellë projektligjin KONTRADIKTOR për ratifikim, sepse përmban:

1. Marrëveshjen e 2015;

2. Raportin e Komisionit Shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqaj që thotë që marrëveshja e 2015 është vepër penale dhe e cenon integritetin territorial të Kosovës; dhe

3) Deklaratën e Kosovës dhe Malit të Zi, juridikisht e obligueshme për të dy shtetet, që e obligon Trupin e Përbashkët Punues që ta korrektojë kufirin në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, pasi të ratifikohet marrëveshja e 2015 (deklaratë që pranon që marrëveshja për demarkacion e 2015 është bërë gabim në këto dy pika).

Dmth para deputetëve vjen projektligj që mund të përmblidhet kështu: demarkacioni është vepër penale, që është bërë mirë, e që do të rishikohet sepse është bërë gabim.

A jeni more në tokë të bukës?/insajderi/