Razer Blade 15 është një laptop lojërash 4K me çmim marramendës

E publikuar: 24/04/2019 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Razer bëri disa ndryshime të mëdha në linjën e laptopëve Blade duke përfshirë një ekran 4K OLED me një çmim aq të lartë saqë nuk do të dëshironit ta dini.

Tashmë që e dini që ka një çmim marramendës, kurioziteti ngelet tek ajo çfarë ofron dhe pse njerëzit do të shpenzonin një pasuri për të.

Në të vërtetë ofrohen disa konfigurime të Razer Blade 15 të ri por ai që ne jemi të interesuar është model 4K OLED me ekran me prekje.

Ekrani është i mrekullueshëm me një rezolucion të lartë dhe teknologji të avancuar. Natyrisht për këtë ekran nevojitet një kartë grafike potente si NVIDIA RTX 2080 e cila lejon luajtjen e çdo loje të avancuar ditëve të sotme pa probleme.

Për lojtarët që janë më pak të interesuar për rezolucionin por më shumë për performancën, Razer ofron modelin me ekran 1080p dhe frekuencë rifreskimi 240Hz. Lojtarët mund të marrin një frekuencë të tillë me koston e një ekrani 4K dhe teknologjinë OLED.

Procesori i fshehur në brendësi është i gjeneratës së 9-të Intel Core i7-9750H me frekuencë 2.6Ghz dhe turbo 4.5Ghz. gjithashtu vjen me 16GB RAM dhe 512GB SSD.

Pavarësisht ekranit laptopi ka të njëjtin harduer të fuqishëm. Së fundi vijmë tek çmimi që përmendëm në fillim. Modeli 4K OLED kushton 3,299 dollarë ndërsa modeli 1080p 240Hz 2,999 dollarë.

Për ata që nuk duan limitet e performancës së lojërave, me 1,999 dollarë mund të zgjedhin një prej konfigurimeve bazë të Blade 15. /PCWorld Albanian