Ravanelli: Higuaini është barrë për Juventusin, problemi i tij është psikik jo fizik

E publikuar: 22/09/2017 08:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-sulmuesi i Juventusi dhe Italisë, Fabrizio Ravanelli ka mbrojtur Gonzalo Higuainin edhe përkundër formës së tij të dobët në këtë fillim sezon te Zonja e Vjetër, ndërsa nuk ka ngurruar ta sugjeroj trajnerin Massimiliano Allgeri ta lë jashtë në ndeshje ndaj Torinos.

El Pipita është kritikuar për formën e tij deri tani këtë sezon, duke kulmuar me një shfaqje katastrofike kundër Fiorentinës mbrëma, por sipas Ravanellit problemi i argjentinasit është psikik dhe jo fizik, kështu që shpejt do përmirësohet.

“Ai është me të vërtetë i hutuar, ai duket si një hije e Higuainit që ne e njohim”, la thënë fillimisht Ravanelli në Radio Sportiva.

“Allegri vazhdon të luajë me atë, por tani kjo nuk e ndihmon atë, sepse ai ka nevojë për qetësi. Problemi i tij është më shumë mental sesa fizik”.

Higuain në këtë sezon është larg nga ai që njohim!

“Mendoj se mos-grumbullimi nga ekipi kombëtar argjentinas e ka lënduar atë, ai duhet të pushojë, mbi të gjitha kokën e tij. Ai duhet të marrë një pushim një javor dhe pastaj të kthehet”.

“Ai është i frustruar, është jashtë lojës, ai gjithmonë përpiqet ta shtyj me forcë dhe kjo nuk e ndihmon ekipin”.

“Do ta lija jashtë për derbin me Torinon. Mendoj se ai aktualisht është një barrë për Juven, përveç golave ​​që ai ka shënuar ai nuk ka qenë kurrë Gonzalo qe ne njohim”.

“Ai shënoi një gol të rëndësishëm në derbin e vitit të kaluar, por që nga atëherë paraqitjet e tij kanë qenë katastrofike”.

“Duhet të kthehet për të qenë një lojtar i rëndësishëm dhe kjo kritikë se ai nuk mund ta bëjë atë në ndeshjet e rëndësishme do ta dëmtojë atë: ai është duke luftuar për të shënuar në Ligën e Kampionëve”.

“E gjithë kjo bisedë me siguri nuk do ta ndihmojë atë, por e dimë se ai është një superyll, një lojtar i madh, sepse Juventusi ka paguar 90 milionë euro për të. Për fat të keq ai nuk është në gjendje të luajë tani”, përfundoi ish-sulmuesi italian. /Telegrafi/