Rasti i zarfeve me helm, mblidhet KQZ’ja në orët e mbrëmjes

E publikuar: 13/10/2019 19:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këto çaste pritet të fillojë një mbledhje të thirrur pas ngjarjes me zyrtarët e helmuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas helmimit të 26 zyrtarëve nga zarfet që kanë ardhur nga Serbia do të mbajë mbledhje.

Në KQZ i kanë thënë Gazetës Express se kjo mbledhje fillon në orën 19:00.

Gjatë ditës autoritetet shtetërore kanë nisur hetimet për shkak se dyshohet se shumë zyrtarë të KQZ’së u helmuan duke hapur votat në zarfet që kanë ardhur nga Serbia.

Një nga prokurorët specialë ka dalë në Qendrën për Numërim dhe Rinumërim.

Disa prej zyrtarëve janë ankuar se duke bërë verifikimin e votave në zarf, të ardhur nga Serbia, kanë kudërmuar, e nga kjo besohet se janë helmuar, duke u shkaktuar kruarje në duar dhe në fytyrë.,

Nëntë nga zyrtarët që po bënin verifikimin e votave nga Serbia kanë kërkuar ndihmë nga QKUK’ja. /Express/