Rasti i Suarezit ndaj Deportivos, një tjetër tregues se La Liga po vuan për teknologjinë (Foto/Video)

E publikuar: 18/12/2017 03:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona pjesën e parë e mbylli me rezultat 2-0 ndaj Deportivo de La Corunas, por rezultati në realitet duhet të ishte më i thellë.

Me të përfunduar pjesa e parë mediat e mëdha dhe rrjetet sociale janë përfshirë në një tjetër debat të madh.

Ishte apo jo gol rasti i Luis Suarez në minutën e 45-të. Uruguaiani provojë të shënojë me stil dhe portieri në momentet e fundit bëri një pritje të mirë dhe ia mohoi golin.

Gjithsesi, duket se topi kishte kaluar vijën e portës, se paku kështu duket në fotografitë e publikuara, gjë që mund ta vlerësoni edhe ju.

Por, për një gjë janë pajtuar të gjithë, La Liga po vuan për teknologjinë dhe është paksa një qesharak fakti se si një ligë e madhe si kjo e Spanjës, nuk ka ende ndihmën e teknologjisë (VAR, apo atë të golit).

Megjithatë, të gjithë mund të ngushëllohen me faktin se nga sezoni 2018/18 në La Liga do fillon përdorimi i VAR-it (ndihmë për gjyqtarin me anë të videos). /Telegrafi/