Rastet e reja në Rahovec janë persona të karantinuar prej ditësh!

E publikuar: 13/05/2020 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se sot në Rahovec janë paraqitur katër raste të reja.

Kryetari Smajl Latifi thotë për RTV Dukagjinin se rastet e paraqitura janë familjarë të një punëtoreje që ishte infektuar më parë në Repartin e Hemodializës në Prizren.

“Personat në fjalë janë të karantinuar dhe është bërë ritestimi i tyre pasi më parë kishin dalë negativ”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Latifi thotë se këta persona nuk kanë asnjë simptomë dhe shpreson se në testimin e tretë do të shpallen të shëruar.

Ai thotë se rastet janë të izoluara dhe nuk ka frikë për paraqitjen e rasteve tjera nga kontaktet me ta.

“kjo javë do të jetë java e ritestimeve dhe do të rezultojnë të shëruar shumë raste pasi kanë më shumë se dy javë që rezultojnë të shëruar me COVID-19”, tha ndër të tjera Smajl Latifi.