Raste të reja me COVID-19 në Ferizaj

E publikuar: 17/05/2020 20:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Ferizajt vazhdon të prijë në nivel vendi me numrin më të lartë të personave të prekur me coronavirus.

Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit në këtë komunë janë regjistruar edhe pesë raste të reja, prej tyre katër në qytet dhe një në Balaj.

Komuna e Ferizajt njofton se të gjitha rastet e reja janë me kontakt, teksa iu uron shërim pacientëve të prekur me CIVID-19.

Ndryshe, Ferizaj ka gjithsej 129 raste me coronavirus, prej tyre dy me përfundim fatal.