Rashica shënon përsëri, tjetër gol i bukur nga ylli i Kosovës me Bremenin, por vushtrriasi lëndohet dhe del nga loja

E publikuar: 10/02/2019 16:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milot Rashica ka arritur ta shënoj edhe golin e dytë në ndeshje ndaj Augsburgut.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës është duke shkëlqyer në këtë takim.

Fillimisht ishte minuta e pestë e ndeshjes kur Rashica shënoi pas asistimit nga Danny Klasen për 1-0.

Werder Bremen e ngriti epërsinë në 2-0 kur shënoi Eggestein në minutën e 27-të.

Por vetëm një minutë më vonë, ylli i Kosovës, Milot Rashica doli përsëri në skenë.

22-vjeçari mori një top në gjysmë të fushës dhe pasi u fut në zonë shënoi golin e dytë personal në këtë takim për 3-0.

Ky ishte goli i katërt këtë edicion për Rashicën në Bundesliga, derisa ka shënuar edhe një tjetër në Kupën e Gjermanisë.

Por vetëm pas disa minutave lojë, Rashica pësoi një lëndim dhe trajneri i Bremen, Kohfeldt e zëvendësoi atë duke mos rrezikuar të lëndohet më shumë. /Telegrafi/