Rashica me supergol kalon Kosovën në epërsi ndaj Ishujve Faroe, feston me shqiponjë

E publikuar: 14/10/2018 18:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Kosovës ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Ishujt Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve.

Është sulmuesi i Werder Bremenit, Milot Rashica, i cili ka shënuar për 1-0.

Goli i Rashicës ishte i hatashëm dhe erdhi nga një distancë rreth 25 metra.

Ky gol u shënua në minutën e nëntë të ndeshjes.

Pas këtij goli, Rashica festoi me shqiponjën dy krenare. /Telegrafi/