Raqqa, 167 persona të vrarë për një javë

E publikuar: 22/08/2017 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) tha se sulmet ajrore perëndimore në Raqqa kanë vrarë të paktën 167 civilë gjatë tetë ditëve të fundit, duke shënuar kështu një rritje të theksuar të viktimave civile.

Të paktën 42 civilë, përfshirë 19 fëmijë, u vranë të hënën në një sulm ajror të koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër Raqqës, tha një grup monitorues, pasiqë beteja për kryeqytetin e vetëshpallur të Shtetit Islamik (arriti lagjet e qendrës së qytetit me popullsi të dendur.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) tha se sulmet ajrore perëndimore në Raqqa kanë vrarë të paktën 167 civilë gjatë tetë ditëve të fundit, duke shënuar kështu një rritje të theksuar të viktimave civile.
“Numri i viktimave është i lartë, sepse sulmet ajrore po godasin lagjet në qendër të qytetit që janë të mbushura me civilë”, tha Rami Abdel Rahman, drejtor i SOHR, raportojnë mediat e huaja. /Klan Kosova