Raportuesja për Kosovën, Von Cramon: Të liberalizohen sa më shpejt vizat për Kosovën

E publikuar: 10/12/2020 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë sot se njerëzit në Kosovë janë të frustruar me të drejtë dhe kërkoi nga Këshilli i Bashkimit Evropian një afat të qartë kohë dhe dritë të gjelbër për liberalizimin e vizave.

Ajo tha se kjo ka të bëjë edhe me mbajtjen e premtimit për çështjen e liberalizimit të vizave.
“Qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të njëjtë në Zonën Shengen pa viza dhe kjo çështje është në Këshillin e Bashkimit Evropian që dy vjet. Njerëzit në Kosovë janë të frustruar me të drejtë, prandaj do të kërkoja nga Këshilli i Bashkimit Evropian që të jap një afat të qartë kohor dhe dritë të gjelbër lidhur me këtë sa më shpejt që është e mundur. Kjo, po ashtu ka të bëjë me mbajtjen e premtimit”, është shprehur Cramon.