Raportuesja për Kosovën në PE: Vizitova Specialen, mësova shumë rreth punës së tyre të mrekullueshme

E publikuar: 17/07/2020 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se sot ka pasë një vizitë të planifikuar në në Dhomat e Specializuara të Hagës dhe në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ajo deklaroi se këto janë institucione të rëndësishme për të sjellë drejtësi në Kosovë ndaj atyre personave që besohet se kanë kryer krime lufte, pavarësisht kombësive të tyre.

“Mësova shumë rreth punës së tyre të mrekullueshme. Si pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, e zhvendosur në Hagë, gjykata duhet të vazhdojë punën atje, për të siguruar procedurë të paanshme dhe të sigurt për të gjithë, përfshirë edhe viktimat dhe dëshmitarët”.

“KSC dhe SPO janë gurthemeli i Kosovës që përmbushin detyrimet ndërkombëtare dhe ndërtojnë sundimin e ligjit”, ka shkruar Von Cramon në rrjetin social Twitter.