Raporton për herë të fundit para pensionimit, emocionohet dhe nuk mund të përmbajë lotët (Video)

E publikuar: 04/04/2018 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mark Gilberg ka shërbyer për 37 vjet, në një departament policor në Arizona të Shteteve të Bashkuara dhe ishte shumë i përkushtuar për profesionin.

Andaj, derisa po jepte raportin e fundit prej terrenit, u emocionua shumë dhe nuk përmbajti lotët, transmeton Telegrafi.

Atë e ka filmuar e bija, teksa kthente kokën anash dhe dëneste, pasi nuk po mund të pajtohej që po pensionohet.

“Kam filluar karrierën më 11 mars 1981, ky është raporti im i fundit”, ka thënë ai me vështirësi, ndërsa operatorja dëgjohet duke i thënë, se është duke e bërë edhe atë për të qarë.

Pasi i falënderoi të gjithë për bashkëpunimin, Gilberg tha se ishte nder dhe privilegj për të, që të ishte në mesin e tyre. /Telegrafi/