Raportoi një problem sigurie por hakeri rrezikon 8 vite burg

E publikuar: 04/02/2019 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë prej jush mund të pyesin a është e lejueshme për një haker të testojë një uebsajt për probleme sigurie pa lejen e zotëruesit së tij.

Ose a është e lejuar të zbulosh një problem sigurie publikisht? Përgjigja është Po. Në pjesën më të madhe të rasteve është e ligjshme por në disa raste edhe sikur të keni qëllime të mira mund të rezultojë e kundërta.

Vitin e kaluar policia Hungareze arrestoi një haker etik 20 vjeçar i akuzuar për zbulimin dhe shfrytëzimin e problemeve serioze sigurie në rrjetin e Magyar Telekom, operatorit më të madh në Hungari të telekomunikacionit.

Ai sot rrezikon 8 vite burgim.

Sipas mediave Hungareze, ai kishte zbuluar një problem sigurie në sistemet e Magyar Telekom në Prill të 2018-ës dhe e kishte raportuar tek zyrtarët e kompanisë. Madje i kishte ftuar në një takim.

Hakeri më pas kishte udhëtuar drejt Budapest për takimin i cili nuk kishte shkuar siç duhet sepse kompania nuk e lejoi të testonte sistemet.

Megjithatë djaloshi vazhdoi punën dhe gjeti tjetër problem sigurie në fillim të muajit Maj. Zbulimi i fundit i jepte akses në të gjithë trafikun mobil publik dhe mund të monitoronte edhe serverët.

Kur Magyar Telekom zbuloi një ndërhyrje të huaj në rrjetin e brendshëm raportoi rastin pranë policisë që çoi në arrestimin e djaloshit.

Hakeri aktualisht në në gjykatë. Prokuroria Hungareze kërkon dënim me burg ndërsa Unioni i Lirive Civile, një organizatë jofitimprurëse që mbron hakerin thotë se padia ndaj tij është e paplotë dhe e pasaktë.

Por prokurorët e çështjes thonë se veprimet e tij kanë kaluar vijën e kuqe dhe pasojat mund të kishin rënë mbi qytetarët.

Nëse djaloshi pranon fajin, mund ti zbriten deri në 2 vite burgim e nëse jo do të kalojë 8 vitet e ardhshme pas hekurave nëse shpallet fajtor. /PCWorld Albanian