Raportohet se Alphabet do të investojë 1 miliard dollar në Lyft

E publikuar: 15/09/2017 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot është momenti i duhur për Lyft që të përfitojë nga publiciteti negativ që po i bëhet rivalit kryesor Uber, dhe ky përfitim mund të përfundojë në një investim të rëndësishëm nga vetë kompania mëmë e Google, Alphabet.

Sipas Axios, Alphabet Google synon të investojë 1 miliard dollar në Lyft, një përpjekje e udhëhequr nga vetë CEO Larry Page.

Gjatë muajit Prill Lyft ngriti 600 milion dollar për tu vlerësuar me 7.5 miliard dollar.

Google gjithashtu ka investuar në fillimet e Uber përmes Google Ventures. Edhe Bloomberg raportoi një investim të mundshëm të Alphabet.

Një financim i këtyre përmasave do të siguronte Lyft një fushatë agresive promocionesh për shoferët dhe udhëtarët. Gjithashtu do të ndihmonte kompaninë të siguronte një lloj pavarësie.

Divizioni i makinave me sistem vetëdrejtimi i Google, Waymo, prej muajsh është në gjykatë me Uber për vjedhjen e informacioneve.

Edhe Lyft ka filluar zhvillimin e makinave me sistem vetëdrejtimi që nga muajit Korrik. /CIO Albanian