Raporti: Twitter pezullon 1milion llogari në një ditë në kuadër të luftës kundër dezinformimit

E publikuar: 08/07/2018 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thuhet se Twitter po rrit luftën kundër llogarive të rreme duke pezulluar më shumë se 1 milion llogari në ditë në muajt e fundit.

Kjo është më shumë se dyfishi i numrit të pezullimeve të llogarive në Tetor, kur kompania e mediave sociale ishte nën presionin e ligjvënësve për të luftuar ndërhyrjen ruse, njoftoi të premten The Washington Post.

Të dhënat e marra nga The Post tregojnë se më shumë se 70 milionë llogari Twitter u pezulluan në Maj dhe Qershor, dhe kompania ka vazhduar të rrisë këtë normë në Korrik.

Në përgjigje të një kërkese për koment, në një postim në blog nga java e kaluar që thotë se ” Twitter po heq tani 214% më shumë llogari për shkeljen e politikave tona spam në baza vjetore.”

Kompania gjithashtu tha se numri mesatar i raporteve të spam që ka marrë ra nga 25,000 në ditë në muajin Mars në rreth 17,000 në ditë në muajin Maj.

Mbrojtjet e reja “na kanë ndihmuar tashmë të parandalojmë më shumë se 50,000 reklama spam në ditë,” thuhet në  postim.

Heqja e llogarive në këtë shkallë mund të çojë në një rënie të numrit të përdoruesve aktivë mujorë në tremujorin e dytë, tha një person i njohur me këtë çështje.

Një përfaqësues i Twitter tha për CNET se letra aksionare e kompanisë Q1 pranon se “përpjekjet e vazhdueshme të cilësisë së informacionit”, së bashku me faktorë të tjerë, po ndikonin në numrin e përdoruesve aktivë mujor (MAU).

“MAU mund të vazhdojë të ndikohet negativisht në periudhat e ardhshme për shkak të përpjekjeve tona të vazhdueshme për cilësinë e informacionit, GDPR dhe vendimeve të tjera operacionale”, thuhet në letër.

Përpjekjet e Twitter për të luftuar abuzimet vjen ndërsa kompania përballet me zbulimet që llogaritë e mediave sociale të lidhura me rusët mund të kenë ndikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të SHBA në 2016. /PCWorld Albanian