Raporti i UNDP: Bie kënaqshmëria në institucione, rritet gatishmëria për të protestuar

E publikuar: 03/07/2018 12:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kënaqshmëria e publikut në institucionet qendrore të vendit ka rënë ndërsa gatishmëria për të protestuar për arsye politike është rritur, sipas një hulumtimi të publikuar sot nga UNDP.
Policia ka njoftuar se i arrestuar nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pulsi Publik me anë të një raporti ka ofruar një pasqyre të treguesve kryesor të matura, mbi përceptimet e qytetarëve për institucionet në Kosovë duke u përqendruar në çështjet politike, ekonomike, ato të sigurisë dhe zhvillimore.

Të dhënat e fundit tregojnë rënie të kënaqshmërisë së kosovarëve me ekzekutivin, gjyqësorin dhe legjislativin.

Vetëm 15 % janë të kënaqur me orientimin momental politik që e ka marrë vendi.

Rreth 33% e kosovarëve janë deklaruar të kënaqur me punën e kryeministrit ndërsa, 30% të tjera u deklaruan të kënaqur me punën e institucioneve qendrore.

39% e kosovarëve kanë treguar se janë të kënaqur me punën e presidentit, ndërsa niveli i kënaqshmërisë së punës së gjyqësorit është ulur për 6% që nga tetori i vitit të kaluar.

Kënaqshmëria me prokurorinë dhe institucionet qendrore janë më të ulëta kur krahasohen me të gjitha institucionet e tjera.

Sipas raportit të UNDP-së, rreth 38% e kosovarëve janë përgjigjur pozitivisht kur janë pyetur nëse do të ishin të gatshëm të bëhen pjesë e protestave publike për arsye politike.

Drejtuesi i Pulsit Publik, Atdhe Hetemi tha se në lidhje me statistikat janë anketuar edhe serb të cilët jetojnë në Kosovë.

“Përqindja e serbëve qe kanë deklaruar se janë të kënaqur ose jo të kënaqur është vetëm 2%. Numri i serbëve qe kanë deklaruar se janë të sigurt ose ndihen të sigurt në rrugë eshtë 5%”, tha Hetemi.

Sa i takon çështjes së sigurisë, 67% e kosovarëve ndihen të sigurt.

Të anketuarit e këtij projekti kanë deklaruar se papunësia, korrupsioni dhe varfëria janë tri çështjet më të mëdha të cilat ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale.

31% të të anketuarve kanë perceptuar se ka shkallë të lartë të korrupsionit.

Po ashtu Pulsi Publik, ka bërë matjen edhe në lidhje me punësimin e bazuar me meritë në sektorin publik.

Sipas raportit, shumica e kosovarëve mbeten skeptik rreth punësimit të bazuar në meritë në sektorin publik, pasi shumica e kosovarëve besojnë se lidhjet familjare, ryshfeti, aleancat politike dhe faktorë tjerë janë më të dobishmit për sigurimin e punësimit në sektorin publik./Kallxo.com