Raporti i ShBA-së: Kosova ka nevojë për një Ligj të ndryshuar për lirinë fetare

E publikuar: 12/05/2021 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky vit shënon publikimin e 23-të të Raportit Ndërkombëtar për Liritë Fetare, i cili e dokumenton gjendjen e lirive fetare në afro 200 shtete dhe territore. Administrata e Biden-it është thellësisht e përkushtuar për ta promovuar dhe mbrojtur respektin e përgjithshëm për lirinë e fesë ose të besimit për të gjithë.

E drejta për ta ushtruar lirinë e fesë ose të besimit ka qenë thelbësore në përvojën amerikane që nga themelimi i shtetit tonë. Liria e fesë ose e besimit mbrohet në Amendamentin e Parë të Kushtetutës sonë dhe në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut; ajo është një vlerë thelbësore amerikane dhe e drejtë e përgjithshme e njeriut.

Siç ka theksuar Presidenti Biden, ne nuk jemi komb i përkryer. Nuk jemi të vetëdijshëm për të metat tona. Ka më shumë punë për të bërë për të siguruar që të drejtat dhe dinjiteti i të gjithëve mbështeten njëlloj si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe jashtë tyre. Ky raport informon për vendimet kritike të politikës së jashtme të SHBA-së dhe shërben si burim i besueshëm për qeveritë dhe ligjvënësit e huaj, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, bashkësitë fetare, hulumtuesit akademikë, anëtarët e Kongresit dhe amerikanët e rëndomtë për informata të besueshme mbi zhvillimet e lirive fetare anembanë botës.

Pjesa për Kosovën e Raportit për vitin 2020 thekson nevojën për një Ligj të ndryshuar për lirinë fetare.

Mungesa e statusit ligjor për bashkësitë fetare është një hendek i madh në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë.